Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia “në këmbë”! Nuk dihet nga erdhën plumbat

Ndërkohë banorët e zonës thonë se janë dëgjuar breshëri automatiku, por ka qenë e vështirë të mësohej drejtimi se nga kanë ardhur këto të shtëna.

Uniformat blu në Fier dhe Vlorë janë vënë në lëvizje mbrëmjen e sotme nga një telefonatë që ka mbërritur në Policinë e Vlorës rreth orës 20:00 e cila ka raportuar të shtëna me armë zjarri në Novoselë.

Burime bëjnë me dije për ABC se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro, ndërsa nuk janë konstatuar gëzhoja armësh.

Ndërkohë banorët e zonës thonë se janë dëgjuar breshëri automatiku, por ka qenë e vështirë të mësohej drejtimi se nga kanë ardhur këto të shtëna.

Policia e Vlorës ka sqaruar se ka qenë një telefonatë në sallën e DVP Fier e cila ka raportuar të shtëna në Novoselë ndërsa policia nuk ka gjetur asgjë në terren./abcnews.al