Temperatura deri në 38 gradë gjatë javës

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha se pas ditës së martë do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave, të cilat do shkojnë deri në 38 gradë celsius në zonat e ulëta.

Pas të mërkurës, temperaturat do të rriten deri në 9 gradë më shumë sesa vlerat normale gjatë muajit qershor.

Kjo javë do të jetë e nxehtë, në zonat malore këto temperatura do të shkojnë deri në 33 gradë. Ndërsa, në zonat e ulëta temperaturat do të shkojnë në mesditë deri në 34 gradë.

Në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj jave temperaturat do të kenë rritje të temperaturave ku në Kosovë mund të shkojë 32 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut pritet të shkojë mbi 34 gradë celsius.