Tërbohen grekët/ Shoqëruesi i Dora Bakoyannis vret 23-vjeçarin, policia fsheh ngjarjen

Një incident i rëndë ka ndodhur jashtë parlamentit mesditën e së premtes, ku shoqëruesi i Dora Bakoyannis përplasi për vdekje një motoçiklist.

Viktima vetëm 23 vjeç, u dërgua menjëherë në spitalin e Evangelismos. Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe nuk arriti të mbijetonte. 23-vjeçari humbi jetën pas 48 orësh i shtruar në spital.

Në një postim në Twitter, Dora Bakoyannis njoftoi se fajtori do të mbajë përgjegjësi për aksidentin, por që në fakt, aksident tragjik tashmë kishte marrë përmasa politike.

Lajmi për vdekjen e 23-vjeçarit po qarkullon kudo në internet, por deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga spitali. Disa media njoftuan se 23-vjeçari kishte vdekur klinikisht, por më vonë u bë e ditur se prindërit e të riut vendosën të dhuronin organet e djalit të tyre.

Një video është bërë virale tashmë në internet ku shihet qartë se 23-vjeçari po debatonte me një polic të trafikut rrugor para parlamentit për faktin se nuk mbante maskë.

Nga ana tjetër, motra e viktimës ka bërë thirrje që kushdo që di diçka në lidhje me incidentin të dëshmojë sa më parë.

Sipas burimeve të policisë greke, shoferi i makinës zyrtare që u përfshi në aksident jashtë parlamentit, të premten pasdite, nuk u arrestua, sepse aksidenti nuk rezultoi fatal dhe ai nuk u largua po qëndroi në vendin e ngjarjes.