Tërhiqet Macron, pezullohet rritja e taksës ndaj karburanteve

Qeveria franceze do të pezullojë rritjen e taksës mbi karburantet, gjë e cila nxori në rrugë mijëra protestues.

Qeveria franceze do të pezullojë rritjen e taksës mbi karburantet, gjë e cila nxori në rrugë mijëra protestues.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale të cituara nga “BBC”, sipas të cilave vendimi vjen pas protestave të dhunshme me të cilat është përballur vendi përgjatë javëve të fundit.

Protestat goditën qytetet më të mëdha franceze duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Kryeministri Edouard Philippe kërkoi të gjente kompromis me protestuesit, por ata u tërhoqën nga bisedimet pasi thanë se u kërcënuan nga ekstremistët.

Protestat e “jelekëve të verdhë” që nisën kundër rritjes së çmimit të karburanteve janë kthyer në reflektim të zemërimit të përgjithshëm ndaj qeverisë franceze dhe Presidentit Macron, i cili tashmë duket se ka vendosur të hedhë një hap pas për të qetësuar situatën. /TvKlan