Një tërmet ka “shkundur” ditën e sotme kryeqytetin e vendit. Mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.2 ballë.
Sipas qendrës evropiane të sizmologjisë, tërmeti me thellësi 1 kilometra është regjistruar në orën 09:37 minuta.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Zall Batar, 23 kilometra nga Tirana si dhe 12 kilometra nga Kruja.
Nga lëkundjet sizmike nuk ka dëme materiale. Edhe ditën e djeshme, vendi u godit nga një tërmet 2.8 ballë.
Epiqendra ka qenë në Velipojë në një thellësi 6 kilometra nëntokë.



