Tërmeti i heshtur që po vret çdo ditë e më shumë gazetarinë

Në këtë situatë tërmetesh ku shkaktarë janë burimi i energjisë, pedagogët e gazetarisë, ata që janë të goditur nuk ka sesi të jenë më të mirë.

Malik Hasa

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë dhe në fakt më shumë se humbjet e përjetuara në jetë njerëzish dhe humbje materiale ishin goditjet traumatike ata që shkaktuan më shumë dëmtim tek njerëzit. Psh. ende ka njerëz të traumatizuar dhe në gjendje shoku për shkak të tërmetit dhe kjo është edhe më e rëndë se dëmet e shkaktuara në moment.

Në këtë shkrim nuk desha të ndalem në tërmetin e tmerrshëm që ndodhi më 26 nëntor, por në një tërmet akoma më të tmerrshëm, i cili megjithëse i heshtur, vazhdon të godasë psikologjinë e shqiptarëve çdo ditë. Ai është tërmeti i heshtur, i cili po vret çdo ditë e më shumë gazetarinë, dhe si rrjedhojë pasojat e tij ndihen në masën e gjerë.

Është e trishtueshme të dëgjosh dhe të ndjekësh emisionet televizive ku përpara nesh shfaqen njerëz të emërtuar si intelektualë, drejtues dhe pedagogë fakultetesh nga të cilët dalin gazetarë, informatorë të shoqërisë, njerëz të rëndomtë që shfaqin xhelozi, ultësi dhe moral të ulët përmes asaj që thonë…

Në këtë situatë tërmetesh ku shkaktarë janë burimi i energjisë, pedagogët e gazetarisë, ata që janë të goditur nuk ka sesi të jenë më të mirë. Padyshim që nuk mund të futen të gjithë në një ‘thes’ pasi në ekrane dhe në shkrime shfaqen edhe identitete dhe personalitete të larta të cilët lëshojnë dritë, shpresë dhe moral për shoqërinë…

Por ç’mund të presësh nga studenti i një profesori i cili nuk bën gjë tjetër vetëm se lëshon vrer në TV veçse për flamurin partiak apo përfitimet ekonomike etj… Raste të tilla ka plot por si raste flagrante kam dëshirë të ndaj dy fenomene në njërin prej të cilit dua të zbres edhe në detaj.

Mendoj që të gjithë ju që lexoni keni vënë re fjalë gjysmake dhe të pakuptimta nëpër rrjetet sociale. Fjalë të shkëputura, në vend të një shkronje pikë ose një shenjë tjetër pikësimi, fjalë të lënë në gjysmë, fjalë të bashkangjitura etj… Mos u mërzisni sepse nuk ka të bëjë me mungesën e arsimit apo profesionalitetit tek gazetarët, por ka të bëjë me urdhrin e editorit apo drejtuesit të medias vetëm dhe vetëm që të mos kapin motorët e kërkimit të cilët përkundër prishjes së etikës nuk e vendosin lajmin në kategorinë e fitimit përmes klikimeve… Pra mos kini frikë! Çdo gjë është për një klikim…

Ky ishte rasti i parë, por ka dhe të tjerë ku përfitimet e shkrimeve vlejnë më shumë se sa të ardhurat nga klikimet… Shantazhet ose shkrimet e qerasura me thasë nga pas…

Natën e 16 Korrikut, natë kur në Turqi po ndodhte një tentativë për grusht shteti, isha në zyrën e Anadolu Agency nga ku po përcillnim në kohë reale atë ç’ka ndodhte atje. Për shkak të orës së vonë pothuajse të gjitha mediat në vend merrnin lajmet të kopjuara nga AA dhe i publikonin ato ashtu sikurse ishin, por çudia ndodhi pas orës 08 të mëngjesit. Kohë kur editorët dhe pronarët e mediave të cilët ushqeheshin nga diku tjetër, urdhëruan ndryshimin e reflektimit të lajmit si dhe fshirjen e përdorimit të termave që ishin përdorur gjatë gjithë natës nga gazetarë të pastër në ndërgjegje dhe me zero përfitime nga ryshfetet…

Pasgoditjet e këtij tërmeti të heshtur por shkatërrimtar, i cili zanafillën e ka nga dobësia e fakulteteve dhe kapja e studentëve dhe pedagogëve nga ideologji tru-shplarëse, padyshim që ende vazhdojnë. Psh.: Në ideologjinë dhe vizionin e një gazetari fshihet gjithmonë mbrojtja e së drejtës dhe ligjit, drejtësisë dhe të vërtetës.

Por çfarë ndodh sot?

Ndodh që në të njëjtën gazetë të ketë gazetarë të pastër shpirtërisht, që e shikojnë të bardhën të bardhë dhe të zezën të zezë dhe shkruajnë ose kopjojnë nga të tjerët atë që i duket e drejtë dhe që ndodh në të vërtet. Një reporter i vërtetë. Por në të njëjtën gazetë mund të gjesh edhe një tjetër gazetar të zhytur deri në fyt me idiotësitë e të shiturve tek ideologjitë të cilët të zezës i thonë të bardhë dhe të bardhës së zezë. Madje këtë e bëjnë me pafytyrësinë më të madhe të mundshme…

Kjo situatë ishte përkthimi i lajmeve të shumta të publikuara për ngjarjen e fundit ku një shtetas turk u kap me presh në duar dhe kreu dënimin për pasaportën false dhe më pas sipas ligjeve në fuqi duhet të kthehej në vendin nga kishte ardhur.

Pafytyrësia e gazetarisë që mbron të jashtëligjshmen dhe ua tregon atë njerëzve sikur të ishte diçka normale dhe e rëndësishme është pasgoditja më e madhe e tërmetit të heshtur që po vret gazetarinë. Kemi parë dhe lexuar që banda dhe organizata të jashtëligjshme operojnë në Turqi, Greqi, Maqedoni dhe Shqipëri për trafikimin e qenieve njerëzore përmes pasaportave false. E njëjta situatë ndodhi edhe me një shtetas turk i cili ra në rrjetën e policisë shqiptare. Për fat të keq gazetarë që shkruajnë sipas thesit dhe ideologjisë dhe jo sipas rendit të gazetarisë bënë presion dhe të mundur që ai të arratisej, përsëri përmes bandave të trafikantëve të qenieve njerëzore…

/Frekuenca

Lajme të ngjashme