Tërmeti në Kroaci, Rama: Shqipëria i është pranë me zemër e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur

Rama thotë me një postim në “Twitter” se Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj.

Kryeministri Edi Rama ka telefonuar presidentin dhe kryeministrin e Kroacisë pas tërmetit të fortë që goditi sot vendin duke lënë pas shkatërrime, viktima e të plagosur.

Rama thotë me një postim në “Twitter” se Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj.

“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç& Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë”, shkruan Rama në “Twitter”.