Tërmeti në Tiranë, pallati çahet mespërmes

Një pallat në zonën e Komunës së Parisit ka pësuar dëmtime të mëdha si pasojë e lëkundjeve të forta të termëtit, regjistruar pak caste më parë në kryeqytet, transmeton Balkanweb.

Sic duket në fotot e siguara nga LSA, pallati ka pësuar çarje mespërmes, duke shkaktuar panik të madh te banorët.

  • foto galeri

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.