Tesla do të ndërtojë një megafabrikë për prodhimin e makinave në Gjermani

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Muk tha ditën e Marte se prodhuesi i makinave elektrike do të ndërtojë një fabrikë të re në Berlin quajtur “Gigafactory 4.”

Tesla ishte shprehur edhe më herët për ndërtimin e një fabrike Evropiane e cila do të nisë prodhimin në 2021.

Musk tha se fabrika e re do të lokalizohet pranë aeroportit të Berlinit duke shtuar pjesë e planeve është krijimi i një qendre dizajni dhe inxhinierie në qytet.

Në Tetor u raportua se kompania do të nisë prodhimin për fabrikën në Kinë pavarësisht kritikave rreth furnizuesve, porosive dhe fuqisë punësore. /PCWorld Albanian