Edhe pse me një nivel rekord shitjesh në tremujorin e dytë të vitit, përsëri duket se Tesla po përjeton disa nga kohët e vet më të vështira.

Sipas të dhënave zyrtare, publikuar nga vetë kompania, është deklaruar se që prej fillimit të tremujorit të dytë, deri në fund të qershorit Tesla ka humbur plotë 408 milionë dollarë. Kjo shifër është madje shumë më keq se sa ishte parishikuar më herët në bursën e Wall Street. Pas raportit të të ardhurave, aksionet e Teslas ranë më shumë se 10 për qind.