Testet e maturës shtetërore – Vrapi: Nivelet, do të merren në konsideratë kushtet jo të favorshme

Sipas Vrapit edhe këtë vit testet do të hartohen me pyetje alternative dhe me zhvillim

Provimet e maturës  do të zhvillohen duke marrë në konsideratë vështirësitë e krijuara nga pandemia. Në një intervistë për Televizionin SCAN,  Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi foli për mënyrën se si do zhvillohen provimet dhe nivelet e testeve .

Kushtet jo të favorshme me të cilat janë përballur maturantët gjatë kësaj kohe si shkak i pandemisë  por jo vetëm, do të merren parasysh në hartimin e testeve për provimin që ata do t’i nënshtrohen . Në një intervistë për Televizionin SCAN,  drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi foli për nivelet e testeve  dhe kujdesin që do të tregohet në hartimin e  tyre

Sipas Vrapit edhe këtë vit testet do të hartohen me pyetje alternative dhe me zhvillim

Pak ditë më parë Ministria e Arsimit  publikoi udhëzimin me datat dhe rregullat për provimet e maturës. Sipas udhëzimit, maturantët këtë vit do të nisin provimet në datë 3 qershor me gjuhën e huaj dhe do t’i përfundojnë në datë 15 qershor me provimin me zgjedhje. /scan