Tetovë, manifestim për 80 vjetorin e hatmes së rregullt ditore

Myftinia e Tetovës pranë Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë e Veriut ka organizuar manifestim me rastin e 80 vjetorit të hatmes së rregullt ditore të Kur’an-i Kerimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Myftinia e Tetovës pranë Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë e Veriut ka organizuar manifestim me rastin e 80 vjetorit të hatmes së rregullt ditore të Kur’an-i Kerimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Hatmja e rregullt ditore ka filluar 80 vite më parë në periudhën pas Luftës së Parë Botërore, përkatësisht në periudhën kur në mesin e muslimanëve të rajonit ka dominuar frika dhe kanë ndodhur migrime të shumta.

Programi u organizua në xhaminë e Saatit pas namazit të iqindisë.

Hafizë dhe imamë të shumtë recituan ilahi në gjuhën shqipe dhe turke, ndërsa u lexua edhe mevludi. Më pas u bë edhe duaja e hatmes së kryer.

Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, tregoi se janë mbledhur me rastin e 80 vjetorit të hatmes së rregullt ditore.

“Leximi i hatmes 80 vite me rradhë, çdo dit në këtë vendin tonë është një punë, një përpjekje e madhe. Hatmeja është mundësuar falë përpjekjes së hoxhallarëve dhe haxhilerëve tanë”, tha Nesimi.

Ai tha se përveç hatmes së rregullt në xhaminë e Saatit, po ashtu është duke u falur edhe namazi i Teravisë me hatme, e cila më parë tre vite me rradhë është zhvilluar në xhaminë Arabati.

Në fund të programit u shpërndanë mirënjohje atyre që kanë marrë pjesë në hatme.Tetovë, manifestim për 80 vjetorin e hatmes së rregullt ditore