“Thesarët” e botës, në një ekspozitë në Katar

Këtë vit, ekspozita e argjendarive dhe orëve në Doha është në edicionin e 16 të saj dhe prezanton stolitë më fine dhe luksoze në Katar.

Këtë vit, ekspozita e argjendarive dhe orëve në Doha është në edicionin e 16 të saj dhe prezanton stolitë më fine dhe luksoze në Katar, gurë dhe punime ekskluzive nga argjendaritë më prestigjioze dhe markat më të mira të orëve në botë.

Ajo është një nga shfaqjet që po rritet më shpejt në kalendarin e ekspozitave luksoze globale.

Në edicionin e vitit të shkuar, ekspozita e argjendarive dhe orëve në Doha priti më shumë se 23 mijë vizitorë.

“Ky po shndërrohet në një zakon të përvitshëm për mua. Është një mundësi e mirë për të gjithë ata që janë këtu, të shohin marka nga e gjithë bota dhe modelet më të fundit”, tha Ali Al Haidous, koleksionist orësh.

“Çdo edicion bëhet më i mirë sesa i mëparshmi. Prania e markave të mëdha ndërkombëtare në këtë ekspozitë është një nder i madh për ne”, tha Ines Mohmmed, argjendar.

Në këtë edicion, ekspozita përfshin më shumë se 500 marka, nga mbi 10 vende. Ekspozita iu ofron vizitorëve mundësinë po ashtu të shohin dhe admirojnë nga afër punimet dhe dizenjot ekskluzive. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 25 shkurt dhe pritet të tërheqë jo pak vëmendje,raporton Top Channel.