“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa“- apelon Basha, duke ftuar gjithë shqiptarët të bëhen bashkë, teksa poston edhe këtë video si mesazh të fortë të tubimit.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama sot publikoi letrën e 7 të hapur, por nuk ia drejtonte kreut të PD. Zoti Rama iu drejtohej demokratëve, duke theksuar faktin se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor, raporton Top Channel
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1883555865079955/
Njëkohësisht, Partia Socialiste ka njoftuar çeljen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.


