Thirrje për BE dhe NATO: Mbroni Ballkanin Perëndimor

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janë në rrezik ndaj një sulmi të mundshëm nga Serbia.

Ky ka qenë mesazhi i dy ish-përfaqësuesve të Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare, Christian Schiling dhe Valentin Inzko në letrën e dërguar presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ata bëjnë thirrje urgjente ndaj liderëve të BE-së dhe NATO-s për të mbrojtur Ballkanin Perëndimor nga një skenar i ngjashëm me atë të Ukrainës.

Sipas tyre, lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç mund të përfitojnë nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe të provokojnë incidente apo mbase edhe një luftë të re në Bosnje e Kosovë.

“Serbia dhe Republika Srpska nuk i kanë arritur qëllimet e tyre nga vitet 1990-ta. Ata ushqejnë marrëdhënie shumë të ngushta me Rusinë. Ne kemi frikë se agresioni aktual kundër Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”, shkruajnë ata.

Zgjidhja, sipas tyre është anëtarësimi sa më i shpejtë i këtyre shteteve në BE.