Thyerja flagrante e rregullave antiCovid – Policia thirrje qytetarëve: Kujdes në grumbullimet nga subjektet politike

“Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimin e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit,” shkruhet në njoftim.

Policia e Shtetit ka shprehur shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.

Sipas njoftimit Policia bën thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

“Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimin e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit,” shkruhet në njoftim.

Policia e Shtetit u kërkon subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim pasi në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme. /scan