Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në qytetin Mezari Sherif të Afganistanit vuri në jetë 3 projekte tjera të rëndësishme.
Në kuadër të projekteve janë kryer punimet e rregullimit dhe gjelbërimit të ambientit përreth Fakultetit Pedagogjik të Universitetit Belh, restaurimi dhe rregullimi i ambientit përreth liceut të “Pavarësisë” dhe ndërtimi i shkollës së posaçme për gra.
Në ceremoninë e organizuar në sallën e konferencave të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Belh, morën pjesë zëvendësdrejtori i përgjithshëm i TIKA-s, Mehmet Sureja Er (Mehmet Sureyya Er), konsulli i Turqisë në Mezari Sherif, Shevki Seçkin Allpaj (Sevki Seçkin Alpay), Zëvendësprefekti i Belhit, Shuxhaudin Shuxha (Sucauddin Suca), zyrtarët e TIKA-së në Mezari Sherif dhe studentë të shumtë.
Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë, Zëvendësprefekti i Belhit, Shuxha bëri të ditur se TIKA prej vitit 2004 e këtej hodhi firmën në projekte të rëndësishme në Afganistan.
Zëvendësprefekti vuri në dukje se projektet që TIKA vuri në jetë posaçërisht në fushën e arsimit, janë shumë të rëndësishme, ndërsa shtoi se dëshirojnë që këto ndihma të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i TIKA-s, Sureja Er bëri të ditur se Turqia i kushton rëndësi të veçantë Afganistanit dhe për këtë arsye TIKA në krahasim me vendet tjera në këtë vend ka 3 zyre nëpërmjet të cilave po zhvillon aktivitetet e ndihmave.
Sureja Er rikujtoi se Turqi ka ndërtuar fakultetin e parë mjekësor dhe spitalin e parë bashkëkohorë në Afganistan, ndërsa shtoi se aktivitetet e TIKA-së në këtë vend do të vazhdojnë duke u shtuar./TRT



