Para disa ditësh drejtuesit e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë e mbyllëm fundjavën më një vizitë shumë të bukur dhe impresionuese në Kukës, pranë Qendrës së Re Rajonale për Autizmin.
Së bashku me Ambasadorin e Turqise në Tiranë z. M. Ahmet Yörük, dhe Koordinatorin e TİKA në Tirane z. Necip Özay Özütok, drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr. Liri Berisha vizitoi këtë qëndër në prag të festës së fëmijëve 1 Qershorin duke dërguar në emër të fondacionit disa pako për fëmijët që marrin shërbime terapeutike aty si dhe libra dhe metoda mbi Autizmin për bibliotekën e kësaj qendre.
Qendra Rajonale për Autizmin në Kukës u mundësua falë kontributit të Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit, Agjencise Turke TIKA dhe mbështetjes së Fondacionit Fëmijët Shqiptarë në organizmin dhe trajnimin professional të terapsitëve të saj. Kjo qëndër i shërben aktualisht 26 fëmijëve nga Kukësi por numri I tyre sipas autoriteteve lokale sa vjen dhe shtohet. Qendra do të jetë ne funksion edhe të fëmijëve të ardhur nga Kosova e Rajoni. Inisiator për këtë kauzë u bë kryetari I bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu I cili këtë qëndër pa kushte dhe jofunksionale kërkoi ta kthente në një qëndër në shërbim të fëmijëve me çregullim të spektrit autik.
Dr.Liri Berisha në fjalën e saj u shpreh e emocionuar për ambjentet e reja ku fëmijët po marrin terapi dhe premtoi mbështetjen e vashdueshme ndaj nevojave të stafit të kësaj qendre. Ajo u shpreh: “Kur qendra si kjo hapin dyert për fëmijët me autizem, ndihem sinqerisht shumë e prekur emocionalisht. Kjo sepse në takimet që zhvilloj me prindërit e këtyre fëmijëve një nga kërkesat e tyre të vashdueshme është : “Duam terapi për fëmijët”, “duam lehtësira financiare për terapinë”, “duam mësues ndihmës për fëmijët në shkollë”. Keto kërkesa ka qënë edhe ato qe u artikuluan më shumë nga prindërit në “Dëgjesën e Parë Prindërore” që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë organizoi në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit.
Ndaj nuk mund ti fsheh emocionet e gëzimit që provoj kur shoh se investime të disa donatorëve bëhen bashkë dhe lehtesojnë dhimbjen e qetësojnë shpirtin e shumë nënave dhe baballareve këtu në Kukës. Për këtë inisiativë të mrekullueshme dua të falenderoj Bashkinë Kukës dhe kryebashkiakun Bashkim Shehu. Për këtë godinë të rikonstruktuar me standarte dua të falenderoj Agjencinë Zvicerane të zhvillimit. Për këtë komoditet në kompletimin e dhomave terapeutike falenderoj shumë Agjencinë Turke TIKA dhe drejtorin e saj Necip Özay Özütok.
Një prej përfaqësuesve të bashkisë Kukës, Liri Gjana falënderon TIKA-n për këtë projekt mjaft të rëndësishëm ndaj kësaj shtrese sociale…
“…Personat me aftësi të kufizuar në bashkinë Kukës kanë qenë gjithmonë persona të mbyllur pranë familjeve të tyre, persona të cilët nuk kanë pasur asnjë lloj shërbimi, çdo shërbim që ju ofrohet kundrejt tyre patjetër ju shërben familjeve, i shërben fëmijëve dhe aq ma tepër ndërtimi i kësaj qendre të re për fëmijët autik, mbështetur edhe nga TIKA me bazën materiale të nevojshme besoj se do jetë një nismë e mirë për të gjithë gamën e fëmijëve që do marrin shërbim pranë kësaj qendre. Gjithashtu do u shërbej atyre në zhvillimin konjiktiv, në zhvillimin fizik dhe në zhvillimin e tyre gjuhësorë për të arritur aty ku këta fëmijë duhet të jenë.

Gjejë rastin dhe të falënderoj TIKA-n për këtë investim që ka bërë pranë bashkisë Kukës dhe shpresojmë që stafi i kësaj qendre do jetë pranë këtyre fëmijëve për të arritur ato rezultate të duhura…”.
Nga ana tjetër, Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim, TIKA ka restauruar Kullën e Sahatit në kalanë e Gjirokastrës, një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në kuadër të projektit janë realizuar edhe punimet e ndriçimit.
Arta Dollani, drejtuese e institutit të Monumenteve të Kulturës Shqiptare shpreh vlerësimet maksimale si dhe mirënjohje për këtë investim nga ana e TIKA-s…
“…Prej pesë vjetësh bashkëpunojmë në mënyrë të pa ndërprere me Agjencinë Turke për Koordinim dhe Zhvillim, jemi bashkëhartues të projektit dhe të restaurimit të pesë xhamive kryesore: xhamisë Et’hem Beut, kompleksit mesjetar në Berat, teqes së Elvetive, xhamisë Mbret, xhamisë së Beqarve, gjithashtu edhe xhamisë së Pazarit në Gjirokastër. Në proces janë gjithashtu edhe xhamia e Muradijes në Vlorë si dhe xhamia e Plumbit. Kemi një bashkëpunim të pandërprerë me TIKA-n. Përveç këtyre një ndihmë të konsiderueshme TIKA ka dhënë edhe për restaurimin Kullës së Sahatit në Gjirokastër, një nga objektet ikonë të monumenteve brenda kalasë së Gjirokastrës, i cili sapo ka përfunduar sahati është restauruar tërësisht së bashku me ndriçimin artistik të tij. Për këtë arsye jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin e deri tanishëm…”.
Ndërsa për profesionsitët që do të punojnë me fëmijët këtu dua të falenderoj stafin e Qendrës Rajonale të Autizmit në Farkë që mundësoi formimin e tyre profesional me metodat me bashkëkohore të terapisë së zhvillimit. E gëzofshi shtëpine e re të fëmijëve tuaj dhe uroj që përkushtimi dhe investimi I të gjithë aktorëve që u përfshinë në këtë projekt ,të shpërblehen një ditë kur fëmijët e këtij qarku apo edhe të zonave fqinje që do të mund të vijnë këtu nga Rajoni, të ndihen të pavaruar dhe të integruar në këtë shoqëri që ende pak i pranon dhe pak i mbështet.



