TikTok shmang mbylljen në SHBA

TikTok konfirmoi rolin e Oracle dhe bëri të ditur se po bisedon me Walmart për një partneritet tregtar.
Presidenti Donald Trump tha gjatë fundjavës se e miraton në parim marrëveshjen e Oracle dhe Walmart me TikTok në Shtetet e Bashkuara, duke lejuar aplikacionin që të shmangë mbylljen. “I kam dhënë marrëveshjes bekimin tim, nëse arrihet do të jetë mirë, nëse jo, nuk është problem”,- tha Trump. Pas komenteve të Trump, Oracle lajmëroi se është zgjedhur si ofrues i shërbimit cloud nga TikTok dhe do të bëhet investitor  me 12.5% të aksioneve. TikTok konfirmoi rolin e Oracle dhe bëri të ditur se po bisedon me Walmart për një partneritet tregtar. Të dy kompanitë do të marrin pjesë në një raund të financimit përpara ofertës publike fillestare, nën të cilin do të mund të marrin 20% të aksioneve, sipas TikTok.  Kompania kineze do të zgjerojë gjithashtu selinë në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar 25,000 vende pune.