Tiranë/ Aksident në “Bllok”, makina kthehet përmbys, nuk dihet gjendja e shoferes

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e Bllokut, në Tiranë.

Siç shihet nga fotot që gazetarja Dorjana Bezat sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Drejtësisë, ku mësohet se mjeti drejtohej nga një femër.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar në spital shoferen, gjendja e së cilës nuk dihet ende.

Lajme të ngjashme