Tiranë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga ndërron jetë në vend 33-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në Tiranë, pak orë pas mesnate...

Një aksident tragjik është shënuar në Tiranë, pak orë pas mesnate.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në rrugën “Sulejman Delvina në kryeqytet, 33-vjeçari R.K., ka humbur kontrollin e mjetit e ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.