Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët magazina e një binesi në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.
Mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por te qytetarët është shkaktuar panik.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Forcat zjarrfikëse dhe kanë mbërritur në vendngjarje e po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al



