Tiranë, shpërthejnë bombolat e gazit, digjet vila 3-katëshe

Një banesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të dy bombolave të gazit 10 litërshe.

Një banesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të dy bombolave të gazit 10 litërshe.

Ngjarja ka ndodhur tek “Siri Kodra” në kryeqytet. Shpërthimet e bombulave kanë shkaktuar flakë në katin e tretë dhe si dhe gjysmën e katit të dytë,  sikurse duket edhe nga fotot e mbërritura në redaksi, raporton klan.

Siç raportohet ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur të shpëtojë nga djegia katin e parë të vilës. Zyrtarisht nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi.