T’iu merrni të keqen patronazhistëve’, Meta i përgjigjet Ramës: Mos e dëgjoni kryefuksin, regjimi i tij ka mbaruar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në takimet elektorale.

Meta shkruan se nuk mund të presësh asnjë reflektim për respektimin e ligjit nga Rama, duke shtuar se ai është djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela.

“Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm! “, shkruan më tej Meta.

Statusi i plotë:

Të dashur “patronazhistë”,
Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm! 🇦🇱