Tjetër marrëveshje në Kosovë para zgjedhjeve

Ramush Haradinaj do të dalë me listë të përbashkët me partinë e…

Ramush Haradinaj ka lidhur një marrëveshje me Zef Morinën që partitë e tyre të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tashmë AAK dhe Partia Shqiptare Demokristian e Kosovës do të garojnë së bashku me listë të përbashkët kandidatësh.Image may contain: 6 people, people standing, suit and indoor

Mësohet se Haradinaj do të jetë kryesuesi i listës si dhe kandidat për President të Kosovës. Nga ana tjetër kjo është marrëveshja e dytë para zgjedhjeve në Kosovë, pasi e para u lidh mes Kurtit të Vetëvendosjen dhe Vjosa Osmanit.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik.
Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.
Na priftë e mbara!
RHImage may contain: 2 people, suit