Toka tronditet shumë rrallë. Shoqëria jonë përditë!

Nga Dr. Ardian Muhaj

I ndjejmë në sekonda tronditjet e tokës. Por, ne nuk i ndjejmë tronditjet e vazhdueshme e të shndërruara në rutinë të shoqërisë tonë.

Nuk u tronditëm kur e pamë Shqipërinë të mbuluar me hashash.

Nuk u tronditëm as kur i pamë të afërmit tonë me canta në krah drejt të panjohurës, larg nesh. Nuk u tronditëm as kur njerëzit e varfër e bukëblerës me listë u gjobitën miliona nga të votuarit tonë për energjinë elektrike të vetëvr.iteshin.

Nuk u tronditëm as kur i pamë ashiqare pushtetarët duke u tallë me të dëmtuarit e tërmetit të shtatorit, e të nëntorit.

Toka tronditet shumë rrallë. Shoqëria jonë përditë, por nuk e ndjejmë…!