Ardhja e verës dhe temperaturat e nxehta kanë bërë që qytetarët ti drejtohen qyteteve bregdetare, duke u përballur me rradhë kilometrike.
Mbrëmjen e sotme është regjistruar një gjendje e rënduar qarkullimi në hyrje dhe dalje të Lezhës, pasi pushuesit që kanë shkuar në plazhin e Talës, Shëngjinit apo Velipojës kanë marrë rrugën e kthimit.
Nga qendra e Lezhës në drejtim të Tiranës, fluksi i automjeteve shkon deri në hyrje të autostradës në kryqëzimin e Milotit.
LEXO EDHE: Vilat e fshehura të Bashës/ Topalli i kërkon llogari: Jepi shpjegime qytetarëve
Shumë prej pushuesve janë nisur në drejtim të Kosovës, ndërsa trafik i rënduar paraqitet edhe në dalje të Lezhës në drejtim të Shkodrës. /cna

