Transferoi 300 milionë dollarë përmes Bitcoin, ja tarifa që u pagua për transaksionin

Duke qenë se lëvizja transferoi miliona dollarë në bitcoin duke paguar vetëm disa cent tarifë, vë në pah lehtësitë që sjell kriptomonedha përkundër transfertave tradicionale.

Transaksione masive kanë ndodhur pas skenave ndërsa tregu i kriptomonedhave pësoi humbje të mëdha në ditët e fundit.

Një transaksion në veçanti i cili zhvendosi 337 milionë dollarë në bitcoin ngriti alarmin në mbarë industrinë.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje nuk ishte sasia e bitcoin të zhvendosur por në fakt tarifa e paguar për këtë transaksion: vetëm 0.40 dollarë shkruan PCWorld Albanian.

Duke qenë se lëvizja transferoi miliona dollarë në bitcoin duke paguar vetëm disa cent tarifë, vë në pah lehtësitë që sjell kriptomonedha përkundër transfertave tradicionale.

Adresa marrëse është një portofol me vetëm tre transaksione të regjistruara. Me shumë mundësi është një lojtar madhor i industrisë i cili po konsolidon fondet e tij për arsye sigurie.

Reagimet ndaj transfertës 46,000 bitcoinësh shkaktoi shok, surprizë dhe frikë të një shembjeje tjetër në bitcoin.