Tregu i fluturimeve – Korriku sjell rritje të udhëtarëve

Pandemia e Covid-19 ka goditur rëndë sektorin e turizmit dhe shërbimet e lidhura, ku transporti ajror është një ndër aktivitetet më të prekura.

Hapja e pjesshme e kufijve është reflektuar në rritjen e ndjeshme të tregut të transportit ajror të pasagjerëve. Të dhënat e Instat tregojnë se numri i udhëtarëve për muajin korrik arriti në afro 152 mijë, pesë e herë e gjysmë më shumë krahasuar me qershorin. Megjithatë, shifrat e këtij viti ngelen në rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Për shtatë muaj, numri i përgjithshëm i pasagjerëve në transportin ajror ishte rreth 555 mijë, 61% më pak krahasuar me shtatëmujorin 2019. Numri i fluturimeve të kryera nga kompanitë ajrore që veprojnë nga Aeroporti i Tiranës gjithashtu ka pësuar rënie të ndjeshme, me rreth 53%. Aktualisht, janë 21 kompani fluturimesh që kanë licencë active për të kryer fluturime nga Shqipëria, por ato janë larg të vepruarit me kapacitet të plotë.

Një rënie edhe më të thellë po shfaq transporti detar, ku numri i pasagjerëve regjistron një rënie edhe më të thellë, ku për shtatmujorin numri i pasagjerëve ka pësuar rënie vjetore me 71%.

Pandemia e Covid-19 ka goditur rëndë sektorin e turizmit dhe shërbimet e lidhura, ku transporti ajror është një ndër aktivitetet më të prekura. Pavarësisht daljes nga karantina, shumë vende kanë mbajtur kufizime drastike në politikat e pranimit të udhëtarëve nga vendet ku pandemia ka shfaqur shifra në rritje, siç ka qenë edhe Shqipëria. Shifrat e larta të të infektuarve kanë frenuar gjithashtu edhe turizmin hyrës të shtetasve të huaj. Për shtatëmujorin, numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë pësoi rënie me 65%. /Scan