Tritol banesës në Vlorë, plagoset rëndë 36-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të lëndës plasëse, në banesën e tij në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” në banesën e një shtetasi 36 vjeçar, ku ka shpërthyer një sasi tritoli.

Mësohet se 36-vjeçari është dërguar në spital me dëmtime në gjymtyrë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se  është plagosur me armë zjarri

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.