Një person është gjetur i vrarë në kazinonë “Cayot Club” në qytetin e Suharekës në Kosovë. Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vese Gashi, ka thënë se të gjitha njësitet e nevojshme kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Personi i vrarë është i gjinisë mashkull dhe rreth moshës 30-vjeçare”, ka thënë zëdhënësi i policisë. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa policia është duke hetuar për të zbardhur këtë krim.
Në fshatin Studenqan të komunës së Suharekës dyshohet se vëllau ka vrarë vëllanë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Megjithëse ai ka thënë se motivet e vrasjes ende nuk dihen. Kujtojmë se kjo është vrasja e dytë e ndodhur brenda 24 orëve në Suharekë.



