Trump nënshkruan urdhra ekzekutiv që sigurojnë kujdes shëndetësor për amerikanët me sëmundjet ekzistuese

Në Qershor, administrata e Trump i kërkoi Gjykatës Supreme që të çfuqizojë ligjin Obamacare, që fuste miliona amerikanë në rrjetën e sigurisë së kujdesit shëndetësor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi 2 urdhëra ekzekutivë për kujdesin shëndetësor, ndërkohë që kërkon të rrisë besueshmërinë tek votuesit përpara zgjedhjeve të 3 Nëntorit.  Trump nënshkoi urdhërat që zbatojnë “Planin e Kujdesit Shëndetësor Amerika e Para”, përballë audiencës që përfshinte profesionistë të mjekësisë, të veshur me maska mbrojtëse.   “Nën planin tim 33 milionë përfitues do të marrin së shpejti një kartë në postën e tyre që përmban 200 dollarë, që mund t’i përdorin për të paguar ilaçet me recetë”, – tha Trump duke përshkruar programin.

Një nga urdhërat ekzekutivë synon të sigurojë amerikanët me sëmundje ekzistuese që të marrin mbulim mjekësor. Në Qershor, administrata e Trump i kërkoi Gjykatës Supreme që të çfuqizojë ligjin Obamacare, që fuste miliona amerikanë në rrjetën e sigurisë së kujdesit shëndetësor. Urdhëri tjetër synon të eliminojë faturat surprizuese, që ndodhin kur pacientët vizitohen në një spital që mendojnë se është pjesë e rrjetit, por më pas ndiqen nga një doktor apo specialist që nuk bën pjesë.  Trump i ka bërë më parë thirrje Kongresit që ta trajtojë këtë çështje në vitin 2019.   Ndërkohë që  Trump i lavdëroi aksionet e tij, disa politikanë shprehën skepticizëm nëse ai ka autoritet për ta bërë këtë nëpërmjet urdhërave ekzekutivë.  Trump ndodhet pas rivalit demokrat Joe Biden në sondazhet kombëtare. /RELë