Trump paralajmëron ndalimin e aplikacionit kinez TikTok

"Sa i përket TikTok-ut, ne po e përjashtojmë atë nga Shtetet e Bashkuara", tha presidenti amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ndalojë aplikacionin kinez për ndarje videosh TikTok në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sa i përket TikTok-ut, ne po e përjashtojmë atë nga Shtetet e Bashkuara”, u tha Trump mbrëmë gazetarëve në avion gjatë kthimit në kryeqytet nga Florida.

Ai shtoi se së shpejti do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv në këtë drejtim.

Komentet e tij erdhën pas raportimeve që gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft ishte në bisedime për të blerë TikTok-un.