Presidenti Donald Trump ka theksuar se Kasim Soleimani po planifikonte një sulm të madh, por pa dhënë shumë detaje rreth kësaj. Ai tha se vrasja e gjeneralit bëri që të shpëtoheshin një numër i madh jetësh njerëzore.
Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara po e ndiqnin Soleimanin prej një kohe të gjatë, duke e cilësuar atë një monstër.
Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së shtypit në Uashington, me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotaqis.



