Kompania Turkish Airlines (THY) pas 60 vitesh do të rifillojë fluturimet direkte në linjën Ankara-Romë. transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga sekretaria për shtyp e Turkish Airlines, theksohet se THY fluturimin e parë të saj në linjën Ankara-Romë në Itali e ka kryer në vitin 1959 dhe se kompania THY pas 60 vitesh do të rifillojë fluturimet mes kryeqyteteve të dy vendeve.
Po ashtu bëhet e ditur se fluturimet Ankara-Romë planifikohen të fillojnë që nga 7 janari 2019, dy herë në javë (të hënë dhe të enjte), ku për fluturimet në fjalë kanë dalë edhe biletet në shitje.
THY përgjatë sezonit të verës kryen gjithsej 131 fluturime në javë në 8 pika të Italisë, nga aeroportet Atatürk dhe nga Sabiha Gökçen të Stambollit. Nga aeroporti Atatürk drejt Italisë ka fluturime për në Romë, Milano, Venecia, Pisa, Bologna, Napoli, Catania dhe Bari, ndërsa nga aeroporti Sabiha Gökçen në Romë dhe Milano.


