Turkish Cargo, fiton çmimin “Best Cargo Airline – Europe”

Turkish Cargo, marka e transportit ajror të ngarkesave (cargo) të Turkish Airlines është zgjedhur në "Air Cargo News Awards 2020" marka më e mirë e transportit ajror të ngarkesave të Evropës

Turkish Cargo, marka e transportit ajror të ngarkesave (cargo) të Turkish Airlines është zgjedhur në “Air Cargo News Awards 2020” marka më e mirë e transportit ajror të ngarkesave të Evropës dhe fitoi çmimin “Best Cargo Airline – Europe”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra për media e Turkish Airlines (THY), në ceremoninë e çmimit i cili për shkak të pandemisë u mbajt për herë të parë mbi platformën digjitale, thuhet se për fituesit u ndanë çmimet e dhëna në 12 degë.

Fituesit u përcaktuan si rezultat i votimit nga ekspertë të zinxhirit furnizues duke marrë në konsideratë kritere si cilësinë, inovacionin, efikasitetin, shpejtësinë dhe vizionin.

Kryetari i Bordit drejtues dhe Komitetit ekzekutiv të THY, M. İlker Aycı lidhur me këtë deklaroi: “Marka jonë Turkish Cargo e cila është fituese e çmimit marka më e mirë e ngarkesave ajrore të Evropës vazhdon të bëjë krenar vendin tonë duke siguruar një sukses të vazhdueshëm me operacionet e saj të ngarkesave (cargo) ajrore që ajo kryen në të katër anët e botës. Pavarësisht krizave në botë Turkish Cargo vazhdon suksesin e saj edhe në kohën e vështirë të pandemisë duke prodhuar zgjidhje më efektive me qasjet e reja inovative dhe teknologjitë e reja që ajo përdor dhe zhvillon”.

“Një nga shembujt më të rëndësishëm të këtyre qasjeve do të jetë SmartIST në Aeroportin e Stambollit, e cila është një prej komplekseve më të mëdha dhe më moderne të ngarkesave ajrore të botës ku do të përdoren teknologji të tilla si dronët, automatizimi dhe optimizimi robotik. Me punimet e tenkologjisë së mençur dhe digjitalizimit që ka kryer marka jonë do të shënojë edhe shumë suksese të tjera. Përgëzoj markën tonë flamurtare të ngarkesave ajrore dhe të gjithë punonjësit tanë që kanë dhënë kontributin e tyre”, tha Aycı.

Turkish Cargo, marka e transportit ajror të ngarkesave që është rritur me shpejtësi, ka vazhduar pa ndërprerë operacionet e saj të transportit ajror të ngarkesave edhe gjatë periudhës së pandemisë globale. Ajo ka transportuar në të gjithë botën ushqime, produkte të ndihmës, ilaçe dhe pajisje mjekësore. Turkish Cargo ka vazhduar punimet e saj me përkushtim 24 orë në 7ditë të javës me qëllim që të mos shënohen ndërprerje, kryesisht në zinxhirin furnizues global të ilaçeve. Ajo ka treguar sukses në transportimin e 1 në çdo 20 ngarkesa ajrore të transportuara në botë.

Turkish Cargo e cila posedon rrjetin më të gjerë në botë të avionëve për ngarkesa ajrore drejtpërdrejt, kryen dërgesa në mbi 300 destinacione prej të cilave 95 janë ngarkesa të drejtpërdrejta. Ajo për klientët e saj në rrjetin global vazhdon të sigurojë shërbimin në 24/7.

Marka më e mirë e transportit ajror të ngarkesave të Evropës, Turkish Cargo, synon që në vitin 2023 të përfshihet në mesin e 5 markave të para të botës për transportin ajror të ngarkesave.