TURKOVAC ofron mbrojtje edhe kundër variantit Omicron

Kreu i Institutit Turk të Vaksinave dhe Anëtar i Bordit të Shkencës për Koronavirusin pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, Prof. Dr. Ateş Kara, njoftoi se vaksina TURKOVAC ofron mbrojtje edhe kundër variantit Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19).

Prof. Dr. Kara, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) në objektet ku kryhet prodhimi serik i vaksinës TURKOVAC në Şanlıurfa, tha se varianti Omicron që përhapet me shpejtësi në botë ka filluar të shihet edhe në Turqi.

Ai theksoi se Omicron është më efektiv se variantet e tjera.

“Omicron ka një rrezik te madh, përhapet shumë shpejtë, shkakton një rritje shumë të shpejtë në numrat e rasteve”, tha ai.

Kara po ashtu tha se studimet për efektivitetin e vaksinës TURKOVAC po vazhdojnë intensivisht.

Duke shprehur kënaqësinë për interesimin e qytetarëve në vaksinën vendase, ai tha se “Nëse interpretojmë dhe reflektojmë mbi atë që kemi marrë nga studime dhe të dhëna të tjera, nivelet e antitrupave që marrim duket se ofrojnë mbrojtje kundër Omicron”.

Ai shtoi se nuk e dinë sa mund të zgjasë mbrojtja kundër Omicron-it.

Sipas tij, në Turqi qytetarët tashmë kanë një vetëdije serioze për vaksinimin.

“Një pikë e rëndësishme është se ne e dimë se ata që janë vaksinuar, veçanërisht ata me një dozë përforcuese, mund të mbrohen nga Omicron. Në këtë drejtim ne e dimë se doza përforcuese është shumë e rëndësishme” tha Kara.