Turqi, 18 automjete përfshihen në një aksident zinxhir

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi se 17 të plagosur, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë janë transportuar në spital si pasojë e aksidentit zinxhir në tunelin Bolu Dağı, transmeton Anadolu Agency (AA).Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, ministri Koca ka deklaruar:”

17 të plagosur, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë janë transportuar në spital si pasojë e aksidentit zinxhir në tunelin Bolu Dağı.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar 10 ambulanca dhe një njësi nga Ekipi Kombëtar Mjekësor i Shpëtimit (UMKE). I urojmë të shkuara të gjithë atyre të cilët janë prekur në këtë aksident”.

Më parë ishte njoftuar se 18 automjete janë përfshirë në aksidentin e ndodhur në tunelin e malit Bolu (Bolu Dağı) në qytetin Bolu i cili është në pozicionin e pikës kalimit mes Stambollit dhe Ankarasë.