Turqi, 213.539 të shëruar nga COVID-19

Vendi konfirmoi 967 raste të reja me COVID-19...

Turqia konfirmoi 967 raste dhe 15 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 229.891 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.674 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 982 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 213.539, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 4.754.331 teste, përfshirë 43.236 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 561 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 9,3 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.Turqi, 213.539 të shëruar nga COVID-19