Turqi, 3 vaksina COVID-19 në fazën e provave njerëzore

Gjatë vizitës së tij në Qendrën e Hulumtimeve Klinike, zv.presidenti Oktay tha se po bëhet puna e nevojshme për të filluar prodhimin masiv....

Zv.presidenti turk, Fuat Oktay, ka bërë të ditur se studimet e shtatë kandidatëve të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Turqisë po përparojnë, tre prej të cilave janë në fazën e provave njerëzore, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës së tij në Qendrën e Hulumtimeve Klinike, zv.presidenti Oktay tha se po bëhet puna e nevojshme për të filluar prodhimin masiv.

Numri i rasteve ditore të koronavirusit në Turqi ka arritur shifrat më të larta deri më tani, respektivisht së fundmi u regjistruan mbi 55 mijë raste të reja.

Që kur fushata masive e vaksinimit filloi më 14 janar, deri më tani Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 18,3 milionë doza të vaksinës.

Që nga dhjetori i vitit 2019, pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, në mbarë botën janë raportuar mbi 134 milionë raste, prej të cilëve mbi 2,9 milionë kanë ndërruar jetë, ndërsa mbi 76 milionë janë shëruar.