Turqi, arrestohen 3 terroristë të cilët po përgatisnin sulm “sensacional”

Tre terroristë të PKK-së që përgatisnin një sulm "sensacional" në qytetet metropolitane u arrestuan në juglindje të Turqisë

Tre terroristë të PKK-së që përgatisnin një sulm “sensacional” në qytetet metropolitane u arrestuan në juglindje të Turqisë, theksuan sot zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e sigurisë në provincën Mardin në një deklaratë tha se policia në përpjekjet e saj kundër PKK-së terroriste, arrestoi 3 terroristë sirianë të cilët hynë në Turqi në mënyrë të paligjshme dhe pretenduan të ishin azilkërkues.

Gjatë një kontrolli në zonën kufitare u gjet një bombë tubi e fshehur midis pelenave në një qese plastike, thuhet në njoftim.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.