Turqi, arrestohen 30 anëtarë të dyshuar të FETO-s

Ekipet e Departamentit të anti-terrorizmit në Drejtorinë e përgjithshme të policisë së Stambollit, kapën 30 persona të dyshuar në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në 29 adresa

Në një operacion të zhvilluar në Stamboll në kuadër të një hetimi kundër organizatës terroriste FETO u arrestuan 30 nga 31 të dyshuar ndaj të cilëve kishte një urdhër-arresti dhe të cilët u përcaktuan se ishin të fshehur në shtëpitë celula të emërtuara si “shtëpitë e fshehta”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Stambollit kundër FETO-s, u dha vendimi për arrestimin e 31 të dyshuarve të cilët u përcaktuan se janë drejtues dhe anëtarë në grupe të ndryshme profesionale të organizatës.

Ekipet e Departamentit të anti-terrorizmit në Drejtorinë e përgjithshme të policisë së Stambollit, kapën 30 persona të dyshuar në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në 29 adresa në rajone të ndryshme ndaj celulave të strukturuara dhe “shtëpive të fshehta” të organizatës.

Në kontrollet e kryera u sekuestruan 17.515 euro, 6.950 lira turke, 3 monedha 1 dollarëshe të serisë F si dhe libra të organizatës.

Njoftohet se vazhdojnë procedurat ndaj të dyshuarve në polici dhe se po bëhen përpjekje për arrestimin e të dyshuarit tjetër në arrati.