Turqi, arrestohen 72 ushtarë për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO

Në kuadër të hetimit në operacionet e zhvilluara në 35 qytete të Turqisë, deri më tani janë arrestuar 72 të dyshuar

Në Turqi janë arrestuar 72 ushtarë, në mesin e të cilëve edhe ushtarë në detyrë, për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut të vitit 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Kryeprokurorisë së Stambollit, është lëshuar fletarresti për 118 të dyshuar përfshirë ushtarë në detyrë, si pjesë e një hetimi kundër FETO-s.

Në kuadër të hetimit në operacionet e zhvilluara në 35 qytete të Turqisë, deri më tani janë arrestuar 72 të dyshuar.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.