Turqi, arrestohen 9 të dyshuar të DEASH-it

Së paku nëntë të dyshuar të DEASH-it u arrestuan në Turqinë qendrore, theksuan sot burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia në provincën Eskişehir kapi të dyshuarit në një operacion paralel.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që e shpalli DEASH-in një organizatë terroriste.

Vendi që atëherë është sulmuar nga grupi terrorist disa herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.