Turqi, arrestohet ish-polici anëtar i organizatës terroriste FETO duke ikur në Greqi

Arrestohet një ish-polic që tentoi të kalonte ilegalisht në Greqi në Edirne, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë inspektimeve që kryen në zonën e ndaluar ushtarake të shkallës 1 pranë rrethit Uzunköprü, forcat turke të sigurisë kapën policin S.K. në tentimin për të ikur në Greqi, i cili ishte pushuar nga puna në kuadër të hetimit kundër FETO-s.

I dyshuari i cili tashmë është nën arrest është dërguar në Komandën e Xhandarmërisë së Qarkut.