Ish kreu i Unionit të prokurorëve dhe gjyqtarëve (YARSAV), Murat Arslan, institucion i cili tani është i mbyllur, në çështjen për të cilën gjykohej me akuzën për anëtarësim në organizatën terroriste FETO, është dënuar nga gjykata me 10 vite burg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Seanca e gjykimit për këtë çështje ku ishte i akuzuar Arslan është zhvilluar në Gjykatën Penale të Ankarasë.
Gjykata vendosi dënimin me 10 vjet heqje lirie për akuzën “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, si dhe për vazhdimin e paraburgimit për Arslan, i cili deri më tani ishte në paraburgim.
Gjithashtu bëhet e ditur se para vendimit avokatët kanë kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, gjë e cila është refuzuar nga gjykata me arsyetimin se kjo “është për të zgjatur gjykimin”.
Pas përcaktimit se gjykata do të vazhdojë gjykimin, avokatja mbrojtëse ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e Arslan, i cili është pyetur për një avokat të ri pasi edhe më parë në gjykim ai është përfaqësuar nga shumë avokatë.


