Turqi, Berat Albayrak njofton reformat e reja strukturore në ekonomi

Albayrak ka deklaruar se për të siguruar funksionimin më të shëndetshëm të sektorit financiar, do të hedhim disa hapa në fushën e sektorit real

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak ka deklaruar se për të siguruar funksionimin më të shëndetshëm të sektorit financiar, do të hedhim disa hapa në fushën e sektorit real. Hapi ynë i parë do të jetë përforcimi i kapitalit të bankave publike.

“Reforma më e rëndësishme strukturore për të luftuar inflacionin në ushqim do të jetë Projekti Uniteti Kombëtar në Bujqësi.”

Ministri turk u shpreh se me anë të mbështetjeve që do të jepen numri i gjedhëve të imëta brenda katër viteve do të rritet në 100 milionë, raporton AA.

Albayrak gjithashtu njoftoi se me anë të Master Planit për Turizëm, brenda 4 vitesh do arrihet objektivi në 70 milionë turistë, 70 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi.