Turqi – Forcat turke të sigurisë neutralizuan 4 terroristë të PKK-së

Në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme të ndërmarra në Mardin dhe Bingol forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 4 terroristë të PKK-së.

Në operacionet antiterror të mbështetura nga ajri që forcat turke të sigurisë ndërmorën në Mardin dhe Bingël (Bingöl) janë neutralizuar 4 terroristë të PKK-së.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme në zonën rurale Ëmerjan (Ömeryan) të nënprefekturën Nusajbin (Nusaybin) të Mardinit janë neutralizuar 2 terroristë të PKK-së dhe në zonën rurale të nënprefekturës Adakllë (Adaklı) të Bingëlit u neutralizuan 2 të tjerë.

Në mes tjerash në komunikatë thuhet se operacionet në këto zona po vazhdojnë ende.