Turqi, kapen migrantë të parregullt pasi grisin mbulesën e kamionit për të marrë frymë

Një grup i madh migrantësh të parregullt janë kapur në një kamion në një rrugë në Samsun të Turqisë, pasi grisën mbulesën e rimorkios së kamionit për të marrë ajër shkaku i motit të nxehtë

Një grup i madh migrantësh të parregullt janë kapur në një kamion në një rrugë në Samsun të Turqisë, pasi grisën mbulesën e rimorkios së kamionit për të marrë ajër shkaku i motit të nxehtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Migrantët, të cilët synonin të kalojnë në Evropë, u kapën nga policia në provincën Samsun.

Turqia ka qenë një pikë kryesore tranziti për azilkërkuesit dhe migrantët e parregullt të cilët synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht për ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia hapi portat e saj në fillim të këtij viti për migrantët e parregullt që kërkojnë të kalojnë në Evropë, duke akuzuar Bashkimin Evropian (BE) se nuk ka arritur t’i mbajë premtimet në bazë të marrëveshjes së migrantëve të arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016.