Turqi, martirizohen 7 ushtarë turq në një sulm terrorist të PKK-së

Terroristët kanë shpërthyer një eksploziv artizanal të vendosur më parë në rrugën ku po kalonte një automjet i blinduar që transportonte ushtarë për në operacionin e ndërmarrë në rajonin Gercüş

Shtatë ushtarë turq u martirizuan dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi nga terroristët e PKK-së në zonën periferike të rajonit Gercüş në qytetin Batman të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, terroristët kanë shpërthyer një eksploziv artizanal të vendosur më parë në rrugën ku po kalonte një automjet i blinduar që transportonte ushtarë për në operacionin e ndërmarrë në rajonin Gercüş.

Si pasojë e sulmit, fillimisht u martirizuan katër ushtarë dhe u plagosën pesë të tjerë, por pas dërgimit në spital, pavarsisht të gjitha ndërhyrjeve, u martirizuan edhe tre ushtarët të tjerë dhe në këtë mënyrë numri i ushtarëve të martirizuar u rrit në shtatë, ndërsa trajtimi i dy të plagosurve të tjerë është në vazhdim.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në rajon vazhdojnë operacionet me mbështetje edhe nga ajri për kapjen e terroristëve.

Po ashtu, siç njoftohet, shpërthyesi artizanal i përdorur në sulm ishte vënë si kurth nga terroristët shumë kohë më parë dhe për shkak të asfaltimit të rrugës shpërthyesi nuk është zbuluar nga detektorët e përdorur gjatë aktiviteteve të kontrollit.